Strukturat e Shërbimeve dhe mjeti i rëndë në Bashkinë e Dropullit, me kontributin edhe të banorëve, përfunduan punimet për sistemimin e ambjenteve të jashtme në Kishën ” Shën Nikolla” të fshatit Pepel, Njësia Administrative Dropull I Sipërm.
Për të disatën herë, Drejtuesit e Bashkisë, bashkëpunojnë me kryesitë e fshatrave, me këshillat kishtare apo edhe me banorët e thjesht,në mënyrë që të përmiresojnë vazhdimisht infrastrukturën dhe të mirëmbajnë godina apo hapësira publike të trashëgimisë kulturore dhe historike.








