Kryetari, z. Dhimitraq Toli, qe ne oret e para te mengjesit po inspekton fshatra, te cilat paraqesin me shume probleme, sic jane fshatrat Dervician, Vrisera, Llongo, Selo, Klishar dhe Likomil.
Konkretisht, u verifikua se pas sistemimit te perroit ne Dervician, vetem 20% e sasise se ujit, ne krahasim me vitet e kaluara, ka zbritur ne fshat. Gjithashtu, u verifikua se rrjedha e perroit te fshatit Lazarat eshte kthyer drejt Dervicianit, cka qe detyroi Kryetarin e Bashkise, te informoje urgjentisht Prefektin e Qarkut, z. Odise Kote, si dhe Ministren dhe deputeten, zonjen Mirela Kumbaro. Si rrjedhim, u dakortesuan qe sherbimet e Bashkise Dropull te nderhyjne pas nje studimi te sakte, ne menyre qe rrjedha e ujit te perroit ne Lazarat, te mos vijoje t’i vije Dervicianit.
Njekohesisht, Kryetari Toli inspektoi situaten neper ura, sic jane ato ne Vrisera, Likomil, Selo-Klishar, Llongo, ku ishte e nevojshme nderhyrja e Sherbimit Zjarrefikes ne Vrisera.
Persa i perket problemin me rrugen ne fshatin Krioner, kane perfunduar procedurat e tenderimit, ku ne fillim te javes do te filloje pune firma fituese.
Perfundimisht, tre makineri ( mjete) te Bashkise apo te mara me qira, jane duke punuar aktualisht ne disa fshatra te Dropullit, per rehabilitimin e plote te demeve materiale
      
GreekAlbaniaUSA