Vetëqeverisja vendore në bazë të ligjeve të përcaktuara siguron qeverisje të efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër banorëve dhe nevojave të tyre.
Nisur nga kjo, kemi përgatitur një material , ku në mënyrë të përmbledhur do të trajtojmë të metat dhe mangësitë që kemi konstatuar në ballafaqimet fshat më fshat si dhe në punën tonë dymujore në zyrat qëndrore të Bashkisë Dropull.
Konkretisht, në çdo fshat në kontaktet që kemi bërë me banorët, problemet ishin të shumta dhe çdo problem kishte rëndësinë e vet.
Ajo që na bëri përshtypje të veçantë dhe që na shqetësoi jashtë mase ishte se njerëzit tanë (banorët e Bashkisë) nuk kishin më besim tek drejtuesit e pushtetit vendor, tek njerëzit që ata kishin zgjedhur. Me shqetësim konstatuam një largësi të madhe midis aparatit qëndror të Bashkisë dhe banorëve të cilët perfaqësonin. Largësia ishte aq e madhe sa që banorët nuk donin të dëgjonin më për drejtues dhe administratorë.
Gjatë takimeve në zona të ndryshme, interesi për të dëgjuar programin tonë për ecurinë e Bashkisë ishte i ulët pasi sipas tyre mungonte besimi në stafin drejtues.
Një situatë e tillë tregon se boshti midis Qendrës së Bashkisë, Njësive Administrative dhe fshatrave që mbulon kjo Bashki ka qenë i dobët dhe në shumë raste inegzistent. Po kështu, mungesa e një lidhjeje organike midis drejtorive të aparatit të Bashkisë për evidentimin, shqyrtimin dhe zgjidhjen e problemeve në kohë, ka sjell anomali në njësitë administrative, të cilat pasqyrohen në terren, në fshatrat si dhe në nivelin e jetesës së banorëve të kësaj Bashkie.
Konkretisht , ngado që kemi vajtur , në çdo fshat që kemi qëndruar, të binte në sy e njëjta pamje;
- qendrat e fshatrave dhe rrugët kryesore ishin të mbuluara me barëra dhe ferra që kishin shumë kohë pa u pastruar;
- mbeturina të hedhura në pjesën më të madhe të territorit të fshatrave,
- objektet si qendrat e kulturës, zyrat e kryesisë, shkollat , ambulancat dhe qendrat shëndetësore për ndihmën e shpejtë, në shumë fshatra janë në gjendje të mjerueshme, ku nga ferrat shumëvjecare nuk mund të hysh në Gjithashtu mungesa e personelit mjekësor dhe shërbimit parësor në qendrat e tjera krijon mungesën e shërbimit shëndetësor për banorët e zonave përkatëse.
- Ka probleme persa I perket infrastruktures rrugore ne fshatrat e largeta
si rruga në fshatin Radat , në Likomil, Selo, Klishar, etj gje qe sjell veshtiresi per lidhjen e ketyre fshatrave me rrugen kryesore.
-Veç infrastruktures rrugore egzistojne dhe problem serioze ne furnizimin me uje të pijshëm për banorët.
Rrjetet e furnizimit me uje te pijshem shumica e te cilave sidomos ne Dropullin e Poshtem dhe nje pjese e mire dhe ne Dropullin e Siperm jane rrjetet e ndertuara qe ne vitin 1980 ne te cilat nuk eshte kryer asnje rikonstruksion .Ne keto rrjete jane bere nderhyrje te pa ligjshme ne tubacionet kryesore gjate viteve ne vazhdimesi dhe kjo ka çuar ne rendimin akoma me te madh te situates.
Në shumë fshatra depot e ujit janë jofunksionale,nuk jane te lidhura me rrjetin e furnizimit me uje si dhe depo uji me probleme, si plasaritje, me papastërti etj. Ka lagje nëpër fshatra apo edhe shtëpi që me javë të tëra kanë qëndruar pa ujë të pijshëm si dhe mangësira në sasinë e furnizimit me ujë të shpërndarë nëpër shtëpi. Problem I rendesise se vecante eshte qe akoma ka linja ujesjellesi te ndertuara qe ne vitin 1960 ku egzistojne akoma linja me tubo eterniti te cilat jane te demshme per shendetin si ne fshatrat Llongo,Krioner,Polican .
Gatishmëria e ndërmarrjes së Ujësjellësit për të përballuar fluksin e njerëzve në muajin korrik ka qenë e ulët dhe në shumë raste problemet ishin të papërballueshme.
Problemet dhe mangësitë në terren e kanë burimin jo vetëm në strukturën drejtuese të Bashkisë por edhe tek administratorët dhe punonjësit e shërbimeve publike, të cilet nga mungesa e organizimit nuk kanë kryer sherbimet si dhe nuk është respektuar orari zyrtar i punës.
Nga verifikimi qe u be per cdo punonjes te Bashkise per tu njohur per punen qe ben cdo punonjes ne Bashki u konstatuan dhe raste qe kishte puntor te cilet nuk dinin detyren qe kishin dhe per te cilen paguheshin ,ose nuk punonin dhe paguheshin.
Nga verifikimi i bërë në automjetet e transportit konstatohet se Bashkia Dropull ka të regjistruar 13 automjete si dhe një ekskavator (karkalec). Nga këto 3 automjete ( autovetura) në perdorim të administratorëve. Gjendja teknike e tyre është si më poshtë:
- Autovetura me targa Gj8661A dhe autovetura me targa AA294AP jane mjete te dhuruara ne Bashki mjete te amortizuara totalisht per te cilat nuk ja vlen qe te riparohen se kostoja e risjelljen ne pune eshte e madhe dhe nuk mund te shpenzohet per mjete te amortizuara vlera e te cilave duke hequr amortizimin eshte zero.Keto mjete duhet te dalin jashte perdorimit.
- Autovetura tip Skoda me targa AA204 EJ kërkon të behen shpenzime mirembajtjeje qe te jete ne gjendje te mire per ti sherbyer Bashkise.
- Xhipi Rang Rover I njesise administrative Pogon eshte nje mjet totalisht I amortizuar me vlere te mbetur 48.000 lek dhe per kete mjet gjate periudhes 2016-2019 jane harxhar 970.000 leke per mirembajtjen e tij me nje kosto pothuajse 300.000 ne vit.
Per kete mjet duhet te kryhet procedura per nxjerjen jashte perdorimit te tij.
Automjeti për transportin e mbeturinave është nje mjet I dhuruar ne Bashki nga Bashkia e Menemenit te Selanikut I vjeter i keqpërdorur dhe kërkon shumë shërbime. Këto mangësi janë të konstatuara dhe të verifikuara nga inxhinierë mekanik.
Me transferimin e funksioneve specifike ne Bashki nje nga keto funksione eshte dhe kullimi ,Bashkise I eshte transferuar nga Bordi I Kullimit te Gjirokastres me shkrese te Ministrise se Bujqesise nje eskavator me nje vlere 13 milion leke ne vleren fillestare ne inventor I pa shoqeruar me kartelen e mjetit ku te jete vlera fillestare ,viti I blerjes,amortizimi dhe vlera e mbetur.
Eskavatori eshte totalisht I amortizuar dhe nuk eshte ne gjendje pune.
Janë marrë masa nga ana e Bashkisë në muajin Gusht dhe të gjitha këto automjete janë grumbulluar në Njësinë Administrative Sofratik, në territorin e kësaj njësie.
Gjate vitit 2019 eshte planifikuar nje buxhet per mirembajtjen e te gjitha mjeteve te transportit ne Bashki duke perfshire edhe zjarfiksin me vlere 800.000 leke ,vlere e cila nuk mund te perballoje sherbimet e te gjitha mjeteve.
.
Gjate kesaj periudhe dhe ne vazhdim te punohet per evidentimin e te gjitha sherbimeve qe duhet te kryhen ne mjetet qe ato te jene ne gjendje pune dhe te behet planifikim I sakte I shpenzimeve qe duhen kryer per tu bere nje buxhetim real I shpenzimeve te transportit per 2020.
Gjate kesaj periudhe pothuajse dy mujore eshte ngritur nje komision I perbere nga dy nenkryetaret dhe me pjesmarjen ne grup dhe te dy drejtoreve per te verifikuar dhe kontrolluar disa nga investimet qe jane kryer ne Bashki per te pare funksionimin e tyre dhe u verejt se ne vitn 2018 eshte kryer nje investim ne liqenin e Pepelit per vendosjen e nje mekanizmi per hapjen e saraqineskes se ujit dhe u konstatua se ky mekanizem nuk punon.
Pergjegjesi per kete mban Drejtoria e Bujqesise dhe Pyjeve .
Të ardhurat e Bashkisë për vitin 2019 në vlerë absolute janë planifikuar 48’942’000 Lek.
Burimet kryesore të të ardhurave të Bashkisë janë:
- Taksë mbi tokën bujqësore
- Taksë mbi ndërtesat
- Taksë e ndikimit në infrastrukturë
- Tarifë pastrimi
- Qera, kullotat etj.
Planifikimin analitik te te ardhurave do ta degjoni dhe ne materjalin e pregatitur nga Drejtoria Ekonomike per monitorimin e Buxhetit per periudhen Janar-Gusht 2019
A janë të mjaftueshme të ardhurat e Bashkisë për të kryer misionin në realizimin e shërbimit ndaj banorëve të saj?
Nga sa folem me lart nenkuptohet se me te ardhurat e planifikuara dhe grantin e dhene nga Qeveria nuk mund te ndreqen te gjitha problemet e permendura .
Një studim për burime të tjera të ardhurash nga drejtoritë e Bashkisë nuk është bërë, për të nxjerr në pah potencialin që ka Bashkia me pasuritë natyrore të saj.
Konkretisht Bashkia Dropull zotëron :
- Një sipërfaqe tokë bujqësore nga e cila merren të ardhura prej 6’000 Ha.
- Një sipërfaqe kullosore që merren të ardhura, prej 11’508 Ha.
- Një sipërfaqe kullosore prej 6’817 Ha. Pronë private e personave me çertificatë pronësie dhe pa çertificatë pronesie, si dhe pronësi e kryepleqësive të
- Një sipërfaqe pyjore prej 1’490 Ha. Pronë private e kryepleqësive të
Nga kjo sipërfaqe gjithsej prej 8’309 Ha. për 4 vjet nuk është paguar asnjë e ardhur.
Gjithashtu Bashkia ka në pronësi të saj një pasuri që është shumë e çmueshme, pyjet me një sipërfaqe prej 10’058 Ha. dhe konkretisht Dropulli i Sipërm 2’322 Ha. Dropulli i Poshtëm 1’592 Ha. dhe Njësia Administrative Pogon 6’224 Ha.
Edhe nga kjo sipërfaqe për 4 vjet nuk është arkëtuar asnjë e ardhur.
Në njësinë administrative Pogon ekziston një sipërfaqe pyjore prej 622 Ha. pronë private, që furnizon rrethin e Gjirokastrës me dru zjarri. Me preteksin e kësaj sipërfaqe priten dru dhe në zonat pyjore të Bashkisë, po kështu dhe në njësitë administrative Dropull i Sipërm dhe Dropull i Poshtëm. Nga ana e Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave nuk është dokumentuar asnjë kontroll i mbajtur nga rojet e pyjeve. Pra kemi të bëjmë me një shpërdorim të pasurisë pyjore.
Pra në total Bashkia arkëton të ardhura nga një sipërfaqe prej 17’508 Ha. dhe nuk arkëton të ardhura nga një sipërfaqe prej 18’365 Ha.
Po kështu, në territorin e Bashkisë ekziston dhe një pasuri tjetër, që janë liqenet artificial në zonën e Rrëzës dhe Dropullin e Sipërm, me kapacitet ujor prej rreth 4’000’000 m3 ujë. Nga kjo pasuri janë arkëtuar vetëm 1’300’000 Lek. Ku me një racionalizim të mirë të ujit dhe të dhënave agronomike arkëtimet duhet të ishin 3 herë më të larta.
Nuk janë evidentuar saktë dhe nuk janë bërë arkëtimet e duhura nga karrierat(guroret) .
Nuk janë evidentuar saktë dhe nuk janë bërë arkëtimet e duhura nga antenat.
Zona e Bashkisë Dropull është e pasur me bimë medicinale. Shfrytëzimi i sipërfaqeve ku rriten këto bimë medicinale nga subjekte dhe njerëz të ndryshëm, është bërë pa kriter dhe e pakontrolluar.
Nga sa u theksua më sipër, përgjegjësi kanë te gjitha Drejtorite qe funksionojne ne Bashki me gjithe stafin e tyre mbeshtetes.
Qëllimi i këtyre konstatimeve është që të merren masa e duhura per te evidentuar te gjitha burimet qe mund te sjellin rritjen e te ardhurave si dhe ndergjegjesimin e te gjithe tatim paguesve te cilet jane te gjithe te barabarte dhe kane detyrim ligjor pagesen e taksave dhe tarifave duke mos lejuar asnje te mos paguaj.
Për këtë do të duhet që ;
- nga të gjitha drejtoritë të bëhen studime konkrete dhe të sakta, dhe me bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punëve midis tyre.
- Përcaktimi i saktë i detyrave të punojësve të drejtorive nga drejtuesit e tyre.
- Lidhje të vazhdueshme të drejtuesve të Bashkisë dhe aparatit të saj me banorët e Bashkisë.
- Lidhje të ngushtë të drejtorive të Bashkisë me zyrat e Hipotekë
- Një lidhje eficente e Bashkisë me instancat më të
Me besimin në punën tonë, dhe me ndihmën e çdo anëtari të këshillit ne do ti kapërcejmë vështirësitë, dhe do të bëhemi një nga bashkitë më të mira të vendit, pasi ne kemi një favor shumë të madh, që është kultura jonë.
KRYETARI
Dhimitraq TOLI