Ministri i Brendshem, zoti Sander Lleshaj, inspektoi sot ne Njesine Administrative Dropull i Poshtem ne  Sofratike zyren e shperrndarjes se kartave te identitetit,ku u prit edhe nga Kryetari i Bashkise , zoti Dhimitraq Toli.
   Gjate takimit midis  dy autoriteteve ne zyrat e Njesise Administrative Dropull i Poshtem ne Sofratike, z. Toli e falenderoi Ministrin per lehtesimin e shperndarrjes se kartave te identitetit per banoret e Dropullit dhe te Pogonit,me hapjen e kesaj Zyre ne ish komunen e Dropullit te Poshtem dhe i kerkoi Ministrit celjen e nje zyre tjeter ne Njesine Administrative te Dropullit te Siperm. Kjo kerkese u pranua nga z. Lleshaj dhe shume shpejt kjo kerkese do te behet realitet.
  Nga ana e tij, Ministri Lleshaj theksoi se vendi yne deshiron marredhenie miqesore me Greqine, duke permendur pranine e emigranteve shqiptar ne vendin fqinj dhe te minoritetit grek ne Shqiperi. Gjithashtu, Ministri shqiptar permendi daten 28 Tetor ,te cilen e karakterizoi si Festen Zyrtare Kombetare te popullit ne Bashkine e Dropullit.
  Gjithashtu, Kryetari Toli i kerkoi Ministrit Lleshaj perfshirrjen e te rinjve nga Bashkia e Dropullit ne policine e shtetit, si dhe dhenien e nje makine zjarrfikes Grupit te Mbrojtjes kunder zjarrit me qender ne Vrisera te Njesise Administrative te Dropullit te Siperm.
“Nderprerja e  shpeshte  dhe me ore te zgjatura e energjise elektrike ne zonen e Dropullit,krijon i  probleme serioze biznesit, por edhe banesave”, theksoi nder te tjera Kryetari i Bashkise Dropull, zoti Dhimitraq Toli.
GreekAlbaniaUSA