Na sallěn e Mbledhjeve të Bashkisë Dropull,në Jeorgucat, u zhvillua sot takimi ” Për Komunitete të Sigurta”. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Bashkisë Dropull , z. Dhimitraq Toli, Nenkryetari ,z. Panajot Dhefto, Kryetarja e Këshillit të Bashkisë, zonja Donika Bauci, Keshilltari i Partisë MEGA ne Këshillin e Bashkisë, z. Dhimitër Koca, Administratori i Dropullit të Poshtëm,z. Lefter Karanxha, arsimtare dhe përfaqesues te Qeverisë së Nxënësve në Shkollat Dervician dhe Bularat,përfaqesues e Shoqatës Estia Dhropolis,zonja Vitori Ngjelo, Kryetarja e Shoqates se Grave Dropullite ” Orama” , zonja Katerina Koca, përfaqesuesja e Zyrës së Avokatit të Popullit me qendër në Vrisera, zonja Violeta Kolo, Komandanti i Pikës së Policise Jeorgucat ,z. Edmont Anxhara, përfaqesues të Medias, kryetare fshatrash, e.t.j.
Gjithashtu, morën pjesë, Koordinatori i Pergjithshëm i Qendrës kundër Ekstremizmit te Dhunshëm,zoti Agron Sojati, përfaqesuesja e Ministrisë se Arsimit,zonja Eda Buci, përfaqesuesja e Ministrisë se Shendetësise, zonja Rozana Baci, si dhe Koordinatori për Median dhe Komunitetet Fetare, zoti Bardhyl Goshishti.
Në Takim, përshendeti Kryetari i Bashkisë, z. Dhimitraq Toli, si dhe përfaqesuesit e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. U vazhdua, me një bashkëbisedim shumë konstruktiv,ku u theksua roli i komunitetit dhe i shoqërisë për parandalimin e këtyre fenomeneve.