I menjehershëm ka qënë reagimi i Kryetarit të Bashkisë Dropull,z. Dhimitraq Toli, pas kërkesës së Kryetarëve të fshatrave, për të ndërhyrë në të ashtuquajtura “pemë të rrezikshme”, të cilat përbënin rrezik për jetën e banorëve, si dhe sistemin e rrjetit të ndricimit ne Jorgucat.
Kështu qe, u organizuan punonjësit e Bashkisë, duke perfshire edhe Grupin Zjarrfikës Dropull, dhe ne bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Zonave te Mbrojtura, kanë bëre të mundur ndërhyrjen në Rrapin e Koshovices, i cili është Monument Natyre.
Njekohësisht, nderhyrje e ngjashme po bëhet edhe në fshatin e Sotirës.
Me këtë rast, Bashkia Dropull dhe Kryetari z. Toli, falenderojnë publikisht Bashkinë Finiq dhe Kryetarin ,z. K.Kico , pasi na vurën ne dispozicion per disa ditë vincin.
Ndërhyrjet me këtë mjet do të vazhdojnë edhe ne dy ditët në vazhdim.