Kryetari i Bashkise Dropull ,z. Dhimitraq Toli, u takua me Kryetaret e fshatrave.

Diten e hene u zhvillua takimi i Kryetarit te Bashkise Dropull ,z. Dhimitraq Toli, me kryetaret e rinj te zgjedhur apo te rizgjedhur ne 40 fshatrat e tre njesive administrative , Dropull i Siperm, Dropull i Poshtem dhe Pogon. Ne takim merrnin pjese Nenkryetaret e Bashkise, z. P. Lulo dhe P. Dhefto, Administratoret , z. L. Karanxha, Th. Kuremeno dhe F. Saqellari. Kryetari, z. Toli, uroi te mandatuarit e rinj ne drejtimin e fshatrave per detyren e nderuar qe fituan dhe kerkoi prej tyre bashkepunimin dhe koordinimin e e perpjekjeve midis Kryetarit te Bashkise, Administratoreve dhe Kryetareve te fshatrave, per nje Dropull e Pogon me te begate dhe sherbim ndaj cdo qytetari ne cdo fshat. Pasi Kryetari Toli i informoi te pranishmit me detyrat ,te drejtat apo kopetencat qe u jep ligji Kryetareve te fshatrave, takimi vazhdoi me nje bashkebisedim shume konstruktiv per problemet aktuale , ne prag edhe te hartimit te projekt buxhetit per vitin 2020. Gjithashtu, z. Toli u beri te ditur te pranishmeve se ne ditet e javet ne vazhdim do te nderhyhet ne nje pjese te rrugeve per te parandaluar demtimet nga shirat e dimrit, kurse ne buxhetin e vitit te ardhshem do te parashikohen investime ne zonat dhe objektet me problematike. Ne fund te takimit Kryetari i Bashkise njoftoi nismen e tij per takime te permuajshme me kryetaret e fshatrave, si dhe do te vijoje takimet me banoret ne cdo fshat.

Kryetari i Bashkise Dropull, zoti Dhimitraq Toli, u takua sot ne Janine me Kryetarin e Bashkise , zotin Moisis Elisaf.

   Kryetari i Bashkise Dropull , zoti Dhimitraq Toli, ishte sot ne Janine ne nje vizite zyrtare, ku u prit nga Kryetari i Bashkise, zoti Moisis Elisaf. Takimi midis dy Kryetareve u zhvillua ne nje atmosfere te ngrohte,miqesore dhe vellazerore, nje fakt qe shenon nje faqe te re bashkepunimi midis Dropullit dhe Janines.
  Takimi i pare zyrtar midis zoterinjve Toli dhe Elisaf , u perqendrua kryesisht te situata aktuale ne Bashkine e Dropullit.
   Kryebashkiaku Toli ,falenderoi  per pritjen e ngrohte qytetarin e pare te Janines, zotin Elisaf, te cilin e ftoi per nje vizite zyrtare ne Dropull. Nje ftese qe u pranua me kenaqesi nga Kryebashkiaku i Janines, si dhe u vendos qe ajo te kryhet ne mes te muajit Nentor.

U kurorezua me sukses aktiviteti i Bashkise Dropull per Festen e ” JO”- se ,te 28 Tetorit.

Ne nje salle te tejmbushur nga prania e spektatoreve te ardhur nga Derviciani, fshatrat e tjere te zones e miqve nga Greqia, u zhvillua te Dielen ne mbremje ne Pallatin e Kultures Dervician aktiviteti i Bashkise Dropull, kushtuar pervjetorit te Luftes italo-greke ne vitin ’40, ose Festa e “JO”- se sic quhet ndryshe. Te gjithe te pranishmit kaluan nje mbremje te kendshme, me mesazhe historike, kombetare dhe kulturore.
    Nderuan me pjesemarrjen e tyre Kryetari i Bashkise Dropull,zoti Dhimitraq Toli, Konsulli i Pergjithshem i Greqise ne Gjirokaster, zoti Llambros Kaqisis, Deputetja e Qarkut Gjirokaster, zonja Artemisa Malo, Kryetari i Shoqates se femijeve dhe te aferme te luftetareve te Luftes italo-greke ,zoti Jorgos Surllas, di dhe Kryetarja e Keshillit te Qarkut, zonja Lindita Rova.
    Te pranishmit i pershendeten Kryetari i Bashkise Dropull ,zoti Dhimitraq Toli, i cili nen cilesine e mikpritesit falenderoi te ftuarit per prezencen e tyre dhe theksoi se mesazhet e pervjetorit te ” JO”- se, jane aktuale. Nga ana e tij, Konsulli i Pergjithshem i Greqise ne Gjirokaster,zoti Ll. Kaqisis, gjate pershendetjes se tij, vuri theksin te pjesemarrja e jashtezakonshme e Dropulliteve ne kete aktivitet,dhe, percolli mesazhe uniteti dhe bashkepunimi te Athines zyrtare. Kurse, Kryetari i Shoqates se femijeve dhe te afermve te Luftetareve te Luftes  Italo-greke, z. J. Surllas, falenderoi popullin e Dropullit dhe gjithe Minoritetit Etnik Grek per mbeshtetjen dhe  mikpritjen e madhe qe u ka dhene Luftetareve Greke ne vitet ’40. Gjithashtu, duke iu drejtuar deputetes se Gjirokastres dhe ish zevendesministres se Jashtme, zonjes A. Malo, z. Surllas tha se shyqyr, pas 78 vitesh , filloi procedura e kerkimit dhe varrosjes se eshtrave te heronjve, te  ushtareve greke.
     Ne vazhdim u dha nje program kulturor me Drejtues artistik, zotin Anton Tuni ,dhe pjesemarrjen e nxenesve te Shkolles se Bashkuar Dervician,pasi Drejtoresha e shkolles ,zonja Marinela Lici, si dhe mesueset e perkushtuara, manifestuan profesionalizem me pergatitje te shkelqyer te nxenesve. Surpriza e mbremjes ishte pjesrmarrja e grupit artistik te femijeve nga Himara , pas intetesimit te z. Tuni, nje shfaqje e vogel teatrore, si dhe nje dokumentar  , pasi e solli per transmetim vete zoti Surllas dhe miqte e tjere nga Greqia.
   Nenvizojme se te pranishmit duartrokiten ngrohtesisht artistet e vegjel per interpretimin e tyre.
    Ne fund te shfaqjes u kendua himni kombetar.
     Keshtu qe, Aktiviteti i Bashkise Dropull, nen kujdesin e  vecante te Kryetarit, z. Toli, kushtuar Festes Kombetare te 28 Tetorit , perfundoi me sukses te plote.
GreekAlbaniaUSA