Kryetari i Bashkise Dropull , zoti Dhimitraq Toli, ishte sot ne Janine ne nje vizite zyrtare, ku u prit nga Kryetari i Bashkise, zoti Moisis Elisaf. Takimi midis dy Kryetareve u zhvillua ne nje atmosfere te ngrohte,miqesore dhe vellazerore, nje fakt qe shenon nje faqe te re bashkepunimi midis Dropullit dhe Janines.
Takimi i pare zyrtar midis zoterinjve Toli dhe Elisaf , u perqendrua kryesisht te situata aktuale ne Bashkine e Dropullit.
Kryebashkiaku Toli ,falenderoi per pritjen e ngrohte qytetarin e pare te Janines, zotin Elisaf, te cilin e ftoi per nje vizite zyrtare ne Dropull. Nje ftese qe u pranua me kenaqesi nga Kryebashkiaku i Janines, si dhe u vendos qe ajo te kryhet ne mes te muajit Nentor.