Ne nje salle te tejmbushur nga prania e spektatoreve te ardhur nga Derviciani, fshatrat e tjere te zones e miqve nga Greqia, u zhvillua te Dielen ne mbremje ne Pallatin e Kultures Dervician aktiviteti i Bashkise Dropull, kushtuar pervjetorit te Luftes italo-greke ne vitin ’40, ose Festa e “JO”- se sic quhet ndryshe. Te gjithe te pranishmit kaluan nje mbremje te kendshme, me mesazhe historike, kombetare dhe kulturore.
Nderuan me pjesemarrjen e tyre Kryetari i Bashkise Dropull,zoti Dhimitraq Toli, Konsulli i Pergjithshem i Greqise ne Gjirokaster, zoti Llambros Kaqisis, Deputetja e Qarkut Gjirokaster, zonja Artemisa Malo, Kryetari i Shoqates se femijeve dhe te aferme te luftetareve te Luftes italo-greke ,zoti Jorgos Surllas, di dhe Kryetarja e Keshillit te Qarkut, zonja Lindita Rova.
Te pranishmit i pershendeten Kryetari i Bashkise Dropull ,zoti Dhimitraq Toli, i cili nen cilesine e mikpritesit falenderoi te ftuarit per prezencen e tyre dhe theksoi se mesazhet e pervjetorit te ” JO”- se, jane aktuale. Nga ana e tij, Konsulli i Pergjithshem i Greqise ne Gjirokaster,zoti Ll. Kaqisis, gjate pershendetjes se tij, vuri theksin te pjesemarrja e jashtezakonshme e Dropulliteve ne kete aktivitet,dhe, percolli mesazhe uniteti dhe bashkepunimi te Athines zyrtare. Kurse, Kryetari i Shoqates se femijeve dhe te afermve te Luftetareve te Luftes Italo-greke, z. J. Surllas, falenderoi popullin e Dropullit dhe gjithe Minoritetit Etnik Grek per mbeshtetjen dhe mikpritjen e madhe qe u ka dhene Luftetareve Greke ne vitet ’40. Gjithashtu, duke iu drejtuar deputetes se Gjirokastres dhe ish zevendesministres se Jashtme, zonjes A. Malo, z. Surllas tha se shyqyr, pas 78 vitesh , filloi procedura e kerkimit dhe varrosjes se eshtrave te heronjve, te ushtareve greke.
Ne vazhdim u dha nje program kulturor me Drejtues artistik, zotin Anton Tuni ,dhe pjesemarrjen e nxenesve te Shkolles se Bashkuar Dervician,pasi Drejtoresha e shkolles ,zonja Marinela Lici, si dhe mesueset e perkushtuara, manifestuan profesionalizem me pergatitje te shkelqyer te nxenesve. Surpriza e mbremjes ishte pjesrmarrja e grupit artistik te femijeve nga Himara , pas intetesimit te z. Tuni, nje shfaqje e vogel teatrore, si dhe nje dokumentar , pasi e solli per transmetim vete zoti Surllas dhe miqte e tjere nga Greqia.
Nenvizojme se te pranishmit duartrokiten ngrohtesisht artistet e vegjel per interpretimin e tyre.
Ne fund te shfaqjes u kendua himni kombetar.
Keshtu qe, Aktiviteti i Bashkise Dropull, nen kujdesin e vecante te Kryetarit, z. Toli, kushtuar Festes Kombetare te 28 Tetorit , perfundoi me sukses te plote.