Takim i Kryetarit, z. Toli , me drejtoret per draftin perfundimtar te projektbuxhetit per vitin 2020

Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, zhvilloi sot nje takim me drejtoret dhe  Nenkryetarin ,z. Panajot Dhefto, ku u diskutua per fazen finale te hartimit te projektbuxhetit per vitin 2020.
 Drejtorite dhe sektoret per ceshtjet ekonomike ne Bashki,po koordinojne  punen per propozimet perfundimtare te drejtorive te tjera, para se projekt buxheti te kaloje per diskutim ne komisionet perkatese dhe ne Keshillin e Bashkise.

Ne Sopik te Pogonit perfaqesuesit e Bashkise Dropull per kullotat.

 Drejtori i Administrimit te Ujerave, Pyjeve dhe Kullotave, z. Harallamb Ngjelo, bashke me perfaqesuesit e Zyres se Urbanistikes ne Bashki dhe, natyrisht, Administratorin e zones, z. Foti Saqellari, u ndodhen ne Sopik te Pogonit, pas kerkeses se disa bujqve,si dhe vendosjen e kufijve midis kullotave ne fshat, apo midis fshatrave te zones.
 Me kete rast, zoti Ngjelo informoi bujqit se deri ne fund te muajit, me daten 30 Nentor, perfundon afati i kontratave verore, c’ ka nenkupton se duhet te lirohen kullotat, kurse nga fillimi i Dhjetorit fillon nenshkrimi i kullotave dimerore

Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli priti Kryetarin e Bashkise Finiq,z. Kristaq Kico

Kryetari i Bashkise Finiq,zoti Kristaq Kico, u prit sot ne Jeorgucat nga Kryetari i Bashkise Dropull ,zoti Dhimitraq Toli . Takimi midis qytetareve te pare te dy bashkive minoritate, u zhvillua ne  nje atmosfere miqesore dhe vellazerore.
  Zoterinjte Toli dhe Kico, diskutuan per mundesine e bashkepunimit ne fushen  e pushtetit vendor, si dhe mundesine e nismave te perbashketa, ne menyre qe te perfitojne sa me shume fonde,si nga Tirana dhe Athina zyrtare,ashtu edhe nga programet nderkufitare te Bashkimit Evropian.
GreekAlbaniaUSA