Kryetari i Bashkise Dropull ,z. Dhimitraq Toli , drejtoi sot ne mengjez mbledhjen e Shtabit te Emergjencave Civile,ku u be nje vleresim paraprak i situates neper fshatra, pas motit te keq dhe shirrave , te cilat filluan naten e mbremshme dhe jane ne vazhdimesi.
Kryetari ,z. Toli, kerkoi nga anetaret e Shtabit qe punonjesit e sherbimit ne Bashki te vazhdojne te jene ne gadishmeri, kurse Administratoret te jene ne kontakt te vazhdueshem me Kryetaret e fshatrave per te dhena me te detajuara. Gjithashtu, Nenkryetari i Bashkise, z. Panajot Lulo, prezantoi planin e masave per Emerngjencat Civile per gjithe periudhen e dimrit.
I shoqeruar nga Administratori i Dropullit te Siperm, z. Thanas Kuremeno, si dhe perfaqesues te tjere te sherbimeve, Kryetari i Bashkise, z. Dhimitraq Toli, inspektoi nga afer situaten ne rrugen Likomil- Selo- Klishar, si dhe uren qe bashkon rrugen me fshatrat e Llongos dhe Koshovices