U mblodh Shtabi i Emergjencave Civile te Bashkise Dropull

Kryetari i Bashkise Dropull ,z. Dhimitraq Toli , drejtoi sot ne mengjez mbledhjen e Shtabit te Emergjencave Civile,ku u be nje vleresim paraprak i situates neper fshatra, pas motit te keq dhe shirrave  , te cilat filluan naten e mbremshme dhe jane ne vazhdimesi.
   Kryetari ,z. Toli, kerkoi nga anetaret e Shtabit qe punonjesit e sherbimit ne Bashki te vazhdojne te jene ne gadishmeri, kurse Administratoret te jene ne kontakt te vazhdueshem me Kryetaret e fshatrave per te dhena me te detajuara. Gjithashtu, Nenkryetari i Bashkise, z. Panajot Lulo, prezantoi planin e masave per Emerngjencat Civile per gjithe periudhen e dimrit.
   I shoqeruar nga Administratori i Dropullit te Siperm, z. Thanas Kuremeno, si dhe perfaqesues te tjere te sherbimeve, Kryetari i Bashkise, z. Dhimitraq Toli, inspektoi nga afer situaten ne rrugen Likomil- Selo- Klishar, si dhe uren qe bashkon rrugen me fshatrat e Llongos dhe Koshovices

Takim i Kryetarit, z. Toli , me drejtoret per draftin perfundimtar te projektbuxhetit per vitin 2020

Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, zhvilloi sot nje takim me drejtoret dhe  Nenkryetarin ,z. Panajot Dhefto, ku u diskutua per fazen finale te hartimit te projektbuxhetit per vitin 2020.
 Drejtorite dhe sektoret per ceshtjet ekonomike ne Bashki,po koordinojne  punen per propozimet perfundimtare te drejtorive te tjera, para se projekt buxheti te kaloje per diskutim ne komisionet perkatese dhe ne Keshillin e Bashkise.
GreekAlbaniaUSA