Kryetari i Bashkisë, z. Toli, pergëzon publikisht Kooperativën e Grave Dropull për , prezantimin dinjitoz në Panairin për Tokën në Tiranë.

Në fundjavë u organizua në Tiranë , nën Kujdesin e Ministrisë së Bujqesisë Ρanairi “Shqipëria punon Tokën”,ku u prezantuan prodhime bio nga te gjitha trevat e vendit.
Në këtë Panair, mori pjesë edhe Kooperativa e Grave Dropull,ku prezantoi produkte bio nga të gjitha fshatrat e Bashkisë sone. Nenvizojmë se perfaqesueset e Kooperatives se Grave Dropull shenuan një paraqitje dinjitoze, një mesazh i qartë ky se Agroturizmi ne Dropull dhe Pogon, kanë të ardhme.
Kryetari i Bashkise Dropull ,z. Dhimitraq Toli, pergëzon publikisht Kooperativen e Grave Dropull, për prezantimin dinjitoz dhe shumë të sukseshëm. Gjithashtu, z. Kryetar, garanton mbështetjen e tij në iniciativa të ngjashme, sepse Bashkia është shtepia jone e përbashkët.

Dervician: Kryetari i Bashkise Dropull , z. Dhimitraq Toli, nderoi me pjesemarrjen e tij ne aktivitetin per Diten Nderkombetare Kunder Diabetit.

U zhvillua sot ne Dervician Aktiviteti kushtuar Dites Nderkombetare Kunder Diabetit, qe u organizua nga Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Gjirokaster, ne bashkepunim me Qendrat Shendetesore te Dropullit te Poshtem dhe Dropullit te Siperm.
Nderuan me pjesemarrjen e tyre Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, Prefekti I Qarkut Gjirokaster ,z. Astrit Aliaj , Kryetarja e Keshillit te Qarkut, zonja Lindita Rova ,si dhe Drejtori i Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor, z. Shpetim Novi.
Ne pershendetjen e tij Kryetari i Bashkise Dropull ,z. Dhimitraq Toli, theksoi se Bashkia do te bashkepunoje me instancat perkatese, ne menyre qe t’ i garantohet cdo qytetari , ne cdo fshat, Sherbimi cilesor shendetesor.

GreekAlbaniaUSA