Programi ” Per nje ambjent te paster” Bashkia Dropull pastroi rrugen ne hyrje te fshatit Grapsh, ne Njesine Administrative Dropull i Poshtem.

Me interesimin personal te Kryetarit te Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, Njesia Administrative Dropull i Poshtem, cvendosi sot ne fshatin Grapsh zbatimin e programit ” Per nje ambjent te paster’.
Administratori,z. Lefter Karanxha, drejtoi punimet per pastrimin e rruges ne hyrje te fshatit Grapsh, me ndihmen edhe te nje mjeti tip Karkalec. Pervec pastrimit te rruges nga ferrat e barishtet, punonjesit e Bashkise Dropull bene te mundur edhe prerjen e disa plepave, te cilat perbenin rrezik per kalimtaret.
Njekohesisht, Bashkia Dropull po planifikon edhe ndricimin e kesaj rruge, e cila perdoret nga banoret per shetitje ne oret e pasdites apo te mbremjes…

 

Vazhdon ” maratona” e shperndarjes se ilaceve ne Bashkine e Dropullit…

Perpjekja e Bashkise Dropull per te qene prane banoreve dhe te siguroje furnizimin me ilace te personave me probleme kronike shendetesore, vazhdon me ritme te larta. Ne te tria Njesite Administrative: Dropull i Siperm, Dropull i Poshtem dhe Pogon.
Konkretisht:
Ne Dropullin e Siperm , u dorezuan ilace pothuajse ne te gjitha fshatrat e zones…
Ne Dropullin e Poshtem, u dorezuan ilace ne Dervician, Vanister, Frashtan dhe Gline…
Ne Pogon, u dorezuan ilace ne fshatin Catister…
Administratoret, bashkepunetoret e tyre, grupet e vullnetareve, duke perfshire edhe vullnetaret tane ne Greqi, po rendin vazhdimisht ne menyre qe ilacet te dorezohen ne destinacionin e tyre, ne cdo zone, ne cdo fshat,ne cdo shtepi…

Sherbimet e Bashkise Dropull nuk e kane ulur aspak tempin e punes * Sot, pastruan rruget e pemet nga barishtet ne fshatrat Dervician dhe Goranxi.

Ne keto 45 dite te pandemise nga coronavirusi, Bashkia Dropull u interesua per garantimin e furnizimit te banoreve me ushqime, ilace, uje te pijshem, si dhe grumbullimin e mbeturinave. Mirepo, ne asnje moment nuk u neglizhuan punimet per mirembajtjen e infrastruktures dhe te mjedisit.
Megjithate, drejtuesit e Bashkise Dropull kane hartuar nje program pune te detajuar persa i perket Pastrimit te Territorit. Ky projekt do te zbatohet nga Zyra e Sherbimeve ne Bashki dhe nga Administratoret.
Konkretisht,nen mbikqyrjen e Administratorit te Njesise Administrative Dropull i Poshtem,z. Lefter Karanxha, sot u pastruan nga barishtet rruget dhe pemet ne fshatrat Dervician dhe Goranxi.
Nga dita e neserme, ky projekt do te zgjerohet ne Njesite Administrative Dropull i Siperm dhe Pogon.

 

” Maratona” e shperndarjes se ilaceve. Sot, dorezuam ilace ne 50 familje te Njesise Administrative Dropull i Siperm…

” Maratona” e Bashkise Dropull per shperndarjen e ilaceve tek banoret me probleme kronike shendetesore, vazhdon… Mbi 50 pako me ilace dorezoi sot, pothuajse ne te gjitha fshatrat e Njesise Administrative Dropull i Siperm, Administratori,z. Thanas Kuremeno. Mekanizmi i ngritur nga Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, per garantimin e ilaceve tek banoret me probleme kronike shendetesore, ka gjetur mbeshtetjen e disa bashkeqytetareve tane, te cilet jane me banim ne Athine dhe Janine,kryesisht… Muajin e fundit, qe nga data 14 Mars qe u mbyll kufiri greko-shqiptar, Bashkia Dropull ka sjelle me dhjetera thase, te cilat kishin qindra pako me ilace. Pra, jane me qindra banore te Dropullit te Poshtem,te Dropullit te Siperm dhe te Pogonit, te cilet jane furnizuar me ilace, permes mekanizmit qe ka ngritur Bashkia Dropull.

GreekAlbaniaUSA