Ne keto 45 dite te pandemise nga coronavirusi, Bashkia Dropull u interesua per garantimin e furnizimit te banoreve me ushqime, ilace, uje te pijshem, si dhe grumbullimin e mbeturinave. Mirepo, ne asnje moment nuk u neglizhuan punimet per mirembajtjen e infrastruktures dhe te mjedisit.
Megjithate, drejtuesit e Bashkise Dropull kane hartuar nje program pune te detajuar persa i perket Pastrimit te Territorit. Ky projekt do te zbatohet nga Zyra e Sherbimeve ne Bashki dhe nga Administratoret.
Konkretisht,nen mbikqyrjen e Administratorit te Njesise Administrative Dropull i Poshtem,z. Lefter Karanxha, sot u pastruan nga barishtet rruget dhe pemet ne fshatrat Dervician dhe Goranxi.
Nga dita e neserme, ky projekt do te zgjerohet ne Njesite Administrative Dropull i Siperm dhe Pogon.