Perfundoi faza e parafundit per ndertimin e Ures ne Llongo, e cila do t’u sherbeje banoreve te fshatit Llongo dhe te fshatit Koshovice ne Njesine Administrative Dropull i Siperm.

Tashme, ka filluar faza e fundit e ndertimit te Ures, e cila, do te perfundoje brenda muajit Nentor.
Me fillimin e detyres, ne Gusht te vitit 2019, Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, kishte si parim projektimin dhe ndertimin e Ures, nje investim qe u perfshi ne buxhetin e Bashkise per vitin 2020, duke bere realitet premtimin e tij para banoreve te Llongos dhe te Koshovices.

Pas vendimit te Keshillit Bashkiak ne bashkine fqinje, Bashkia e Finiqit i dorezoi Bashkise Dropull nje nga dy autoambulancat qe kishte ne dispozicion.

Ne momentin e marrjes ne dorezim te autoambulances ishte prezent vet Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, i cili u takua me homologun e Bashkise Finiq, z. Kristaq Kico.
Zoterinjte Toli dhe Kico diskutuan mbi situaten ne Minoritetin Etnik Grek dhe mundesine e forcimit te bashkepunimit midis dy bashkive minoritare.
Rikujtojme se sigurimi i dy autoambulancave per dy Bashkite minoritare, Dropull dhe Finiq, u be e mundur pas iniciatives te Ambasades Greke ne Tirane.
Njekohesisht, Kryetari i Bashkise Dropull,z Dhimitraq Toli, u takua edhe me Drejtorin e ri te Njesise Vendore Arsimore per Bashkite Finiq dhe Dropull, zotin Ziso Lluci, te cilet diskutuan mbi situaten e Arsimit ne Shkollat e kopshtet e Dropullit, si dhe zgjidhjen e problemeve imediate te arsimtareve, femijeve dhe nxenesve…

 

Kryetari i Bashkise Dropull , z. Dhimitraq Toli, Nderohet me “Certifikate Mirenjohje” nga Prefekti i Qarkut,z. Astrit Aliaj.

Kryetarit te Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, iu akordua sot ne Godinen e Bashkise ” Certifikate Mirenjohje” nga Prefekti i Qarkut Gjirokaster,z. Astrit Aliaj, per kontributin e tij ne perballimin e krizes humanitare gjate muajit Gusht ne Doganen e Kakavies, por edhe per solidaritetin qe ka treguar si gjate perballimit te pasojave nga termeti i 26 Nentorit te vitit te kaluar, ashtu edhe ne marrjen e masave paraprake per parandalimin e Covid 19.
Kryetari ,z. Dhimitraq Toli, falenderoi Prefektin per akordimin e ketij Titulli, duke deklaruar se Bashkia Dropull do te vazhdoje te mbetet promotore , si ne Sherbimin ndaj banoreve, ashtu edhe ne shprehjen e solidaritetit ndaj bashkeqytetareve tane.
Sic theksoi Prefekti i Qarkut,z. Astrit Aliaj, kjo Certifikate nderon cdo punonjes te Bashkise Dropull, per mbeshtetjen qe kane treguar ndaj banoreve ne fshatrat tona.
GreekAlbaniaUSA