Vazhdojne punimet nga strukturat e Sherbimeve ne Bashkine e Dropullit:

Dropull i Poshtem:
Punime per mirembajtjen e infrastruktures ne fshatrat Dervician, Goranxi dhe Gorice.
Dropull i Siperm:
Punime per mirembajtjen e infrastruktures ne fshatin Llovine.
Punime per rikonstruksionin e rruges ne fshatin e Shen Nikolles ,me ndihmen e mjetit.
Pogon:
Punime per mirembajtjen e rruges ne fshatin Polican.
Ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizimeve:
Punime per mirembajtjen e rrjetit te ujesjellesit dhe rehabilitimin e demeve ne fshatrat Terihat, Dervician, Dhuvjan, Grapsh dhe Vrisera.

Sic kemi lajmeruar, strukturat e Emergjencave Civile ne Bashkine e Dropullit jane ne gadishmeri te plote, per te perballuar reshjet e debores qe filluan te bien ne fshatrat tona ne te gdhire te dites se sotme.

Fale nderhyrjeve ne kohe te punonjesve te Bashkise, aktualisht jane te kalueshme te gjitha segmentet rrugore.
Njekohesisht, eshte dashur te hedhin edhe kripe ne segmentin qendror rrugor te Dropullit te Siperm, deri ne Koshovice.
Strukturat e Emergjencave Civile ne Bashkine e Dropullit, me udhezim te vecante te Kryetarit, z. Dhimitraq Toli, do te vazhdojne te qendrojne ne gadishmeri edhe ne oret ne vijim, apo ne ditet e ardhme po te kete nevoje…
   

Kontribut te vecante ka dhene Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, si dhe Sherbimi Zjarrfikes ne Bashkine e Dropullit, per shpetimin e dhjetera alpinisteve qe ndodheshin ne malin e Murganes.

Sic dihet tashme, ishin 58 alpiniste ne malin e Murganes ,ku 4 prej te cileve paraqiten probleme me shendetin e tyre.
Ishte i menjehershem reagimi i strukturave shteterore , te cilat me ndihmen edhe te Sherbimit Zjarrfikes ne Bashkine e Dropullit, bene te mundur qe alpinistet te mos kalojne ne mal naten e ftohte te dimrit. Kurse 4 alpinistet qe paraqiten probleme, u transportuan ne spitalin e Gjirokastres, pa probleme serioze per jeten.
GreekAlbaniaUSA