Nën kujdesin e Ambasadës së Greqisë në Tiranë dhe Bashkisë Dropull u zhvillua dje gara malore me biçikleta “Pogon Race”.

Morën pjesë çiklistë nga Dropull, nga vende të ndryshme të Greqisë dhe Shqipërisë. Gara nisi nga Teatri Antik i Adrianopolit në Sofratikë, vazhdoi deri në fshatin Poliçan të Pogonit dhe përfundoi prap në Teatrin Antik të Sofratikës.
Ky lloj i veçant i çiklizmit malor zhvillohet për herë të parë në Dropull dhe Pogon, si dhe në Qarkun e Gjirokastrës dhe do zhvillohet çdo vit.
 

Kryetari i Bashkise Dropull, zoti Dhimitraq Toli, ishte sot i pranishem ne fillimin e punimeve per rikonstruksionin e plote te Pallatit te Kultures ne Dervician.

Pas perpjekjeve te shumta, Bashkia Dropull u be pjese e Projektit ” Greqi – Shqiperi 2014-2022″, ” GAMES Greece – Albania mobilization towards sustainable energy for students”.
Ne fazen e pare te ketij projekti perfshihen rikonstruksioni i catise, i dyerve, i dritareve, e ambjenteve te jashtme te godines e.t.j.
Kurse ne fazen e dyte jane parashikuar rikonstruksioni i skenes, i karrikeve te artdashesve, sistemi i ngrohjes e.t.j.
Theksojme faktin ,se pas shume dekadash, qe kur u ndertua kjo Godine nga ish Kooperativa Bujqesore, eshte hera e pare, pikerisht ne mandatin e pare te Kryetarit te Bashkise Dropull, zotit Dhimitraq Toli, qe behet i mundur rikonstruksioni i plote i Godines se Pallatit te Kultures ne Dervician.
C’ ka do te thote, se perfitimi i fondeve nepermjet programeve nderkufitare evropiane, perben prioritet i politikave zhvillimore te drejtuesve te Bashkise Dropull.

U zhvillua ne Pogon Takimi i Madh i dy Pogoneve,i Pogonit qe eshte ne juridiksionin e Bashkise Dropull dhe i Bashkise se Pogonit ne Rajonin e Janines.

Nderuan me pjesemarrjen e tyre, pervec Kryetarit te Bashkise Dropull, zotit Dhimitraq Toli, Konsulli i Pergjithshem i Greqise ne Gjirokaster, zoti Dhimitrios Saharidhis, Prefekti i Epirit, zoti Aleksandros Kahrimanis, Kryetari i Bashkise se Pogonit ne Rajonin e Janines, zoti Kostandinos Kapsalis, Deputetja e Janines me Partine Demokracia e Re, zonja Maria Kefalla, Kryetari i PBDNJ dhe Deputet i Qarkut Tirane, zoti Vangjel Dule, ish ministra dhe ish deputete nga zona e Minoritetit Etnik Grek.
Ne pershendetjen e tij , Kryetari i Bashkise Dropull, zoti Dhimitraq Toli, theksoi se me kete bashkepunim krijohen hapesira dhe horizonte te reja zhvillimi per dy Pogonet. Ndersa, nenvizoi faktin se ne keto tre vite te mandatit te tij , infrastruktura rrugore eshte permiresuar me shume se sa 27 vitet e shkuara te marra se bashku, duke shprehur bindjen se keto perpjekje do te intensifikohen ne te ardhmen e afert.
Njekohesisht, zoti Toli informoi te pranishmit ,se shume shpejt do te investohet fondi prej 150.000 Euro, te cilin e akordoi Ministria e Jashtme e Greqise per permiresimin e infrastruktures rrugore ne Pogon. Ndersa, projekti per rikonstruksionin e 2 km rruge, do te zbatohet nga Bashkia Dropull ne bashkepunim me Ambasaden e Greqise ne vendin tone.
Edhe te ftuarit e tjere ,ne pershendetjet e tyre, theksuan nevojen e rritjes se interesit dhe sigurimin e me shume fondeve per Pogonin.
Organizatoret jane interesuar per nje organizim perfekt te ketij aktiviteti, ku programi artistik nga grupet folklorike respektive, si dhe bukurite natyrore te Skorese , fituan pershtypjet me te mira ne kete dite te shenuar.
   
GreekAlbaniaUSA