Kisha nderin të prisja ish Kryeministrin e Greqisë dhe aktualisht deputet i Parlamentit Grek, zotin Kostantinos Karamanlis.

Takimi me zotin Karamanlis u zhvillua në kuadër të një vizite private që kryen bashkë me familjen e tij, në disa bashki të Qarkut të Gjirokastrës dhe të Qarkut të Vlorës.
Gjatë bisedës shkëmbyen mendime për zgjidhjen e problemeve imediate, me të cilat përballet populli i Dropullit dhe i Pogonit, si dhe nevojën për mbështetje nga Qeveria Greke, si për përmirësimin e infrastrukturës në bashkinë tonë, ashtu edhe për të ndihmuar banorët e moshës së tretë që banojnë në fshatrat tona.

Së bashku me Zëvendësministrin e Mjedisit dhe Energjisë së Greqisë, z. Giorgos Amiras.

Mbollëm pemë të reja në fshatin Terihat, falë dhurimit prej 245 fidanësh të reja të Ministrisë së Mjedisit dhe Energjisë të Greqisë, nisme kjo e cila realizohet në kuadër të ndikimit dhe ndryshimit klimatik.
Dua të falenderoj përzemërsisht z. Amiras që na qëndron pranë.
Gjithashtu, morrëm pjesë edhe në aktivitetin kushtuar Përvjetorit të 28 Tetorit 1940 në Shkollën Bularat.
GreekAlbaniaUSA