Takimi me zotin Karamanlis u zhvillua në kuadër të një vizite private që kryen bashkë me familjen e tij, në disa bashki të Qarkut të Gjirokastrës dhe të Qarkut të Vlorës.
Gjatë bisedës shkëmbyen mendime për zgjidhjen e problemeve imediate, me të cilat përballet populli i Dropullit dhe i Pogonit, si dhe nevojën për mbështetje nga Qeveria Greke, si për përmirësimin e infrastrukturës në bashkinë tonë, ashtu edhe për të ndihmuar banorët e moshës së tretë që banojnë në fshatrat tona.