Me pjesemarrjen e Kryetarit te Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, te drejtuesve politik dhe drejtuesve administrativ , u zhvillua sot me telekoference mbledhja e zakonshme e Keshillit te Bashkise.
Ishte mbledhja e zakonshme e muajit Prill, ku anetaret e tij diskutuan dhe votuan me ndjenje pergjegjshmerie pikat e percaktuara ne rendin e dites.
1 Vendimi ” Per miratimin e transferimeve buxhetore”.
2. Vendimi ” Per perfituesit e fondit shtese mbi fondin e kushtezuar te ndihmes ekonomike per muajin Prill”.
3. Vendimi ” Per nje shtese ne Rregulloren e Bashkise Dropull”.
4. Vendimi ” Per miratimin e parcelave kullosore ku do te grumbullohen bime mjekesore, eterovajore, e tarifave natyrore, sasia e bimeve sherebel dhe rigon sipas ekonomive kullosore ( prone e Bashkise) dhe koha e lejueshme per grumbullimin e tyre”.
5. Vendimi per Miratimin e Rezolutes, te propozuar nga Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, ne lidhje me parandalimin e dhunes ne familje ne periudhen e pandemise nga coronavirusi Covid 19.
6. Vendimi per punonjesit sezonal per periudhen e ujitjes te tokave bujqesore me uje nga rezervuaret ,te cilat jane prone e Bashkise…
Sic theksoi Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, edhe per muajin Maj drejtuesit e Bashkise do te mbajne kontakte te vazhdueshme me anetaret e Keshillit Bashkiak, ne menyre qe te perballojne se bashku situaten e krijuar ne Bashkine tone, per shkak te pandemise Botetore nga coronavirusi Covid 19.