Të nderuar banore te bashkise se Dropullit., Këshilli i Bashkiak i Dropullit ka publikuar këtu më poshtë një pyetesor online përmes të cilit synon tërheqjen e mendimit të qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile dhe medias, lidhur me prioritetet që kanë për shërbimet / funksionet e ofruara nga Bashkia.
Pyetësori organizohet nga Keshilli Bashkiak dhe do të jetë i hapur gjatë periudhës
01 – 27 Shkurt 2023
Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve tuaja, do t’i shërbejë Këshillit për t’i rekomanduar administratës një listë prioritetesh për përdorimin e fondeve publike në ofrimin e shërbimeve në buxhetin e vitit 2024 dhe të sigurojë që përdorimi i tyre është në përputhje me nevojat e komunitetit për përmirësimin e shërbimeve prioritare të përcaktuar nga ju vete. Rezulatet e pyetësorit, do të publikohen në faqen e Këshillit Bashkiak.