Në fshatrat Glinë, Bodrishtë, Llongo, Hllomo, Sotirë, Kakavi, Kërrë, Peshkëpi e Sipërme dhe në Kishën e Shën Mërisë, Dervician, Jorgucat janë kryer punime për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve si dhe hapësira publike.
Në fshatin Vodhinë, Njësia Administrative Dropull i Sipërm, kanë vazhduar punimet për rikonstruksionin e sheshit të fshatit.
Në fshatin Glinë, Njësia Administrative Dropull i Poshtëm, është vendosur linja e re elektrike për ndriçimin publik.
Gjithashtu, është bërë ripyllëzimi në zonën sipër fshatit Terihat, Njësia Administrative Dropull i Poshtëm.