Ky investim kryhet në kuadrin e Projektit të Bashkisë Dropull 2021-2024, për sistemimin e lumit e mbrojtjen e rrugës, që lidh Likomilin me fshatrat e Selosë dhe të Klisharit.
Brenda vitit 2023 do të përfundojë vepra deri në kryqëzimin e rrugës së fshatrave Selo dhe Klishar, kurse në vitin 2024 do të kryhet asfaltimi i rrugës.
Ky është një investim me fondet e Bashkisë Dropull, ku drejtuesit e konsideruan si prioritet në kuadër të përmitësimit të infrastrukturës.
Njëkohësisht, kemi hartuar prej dy vitesh projektin e rikonstruksionit të rrugës së këtyre fshatrave, të cilin e ka dorëzuar pranë ministrive përgjegjëse.
GreekAlbaniaUSA