Kryetari i Bashkise Dropull ,z. Dhimitraq Toli, ne krah te Sherbimit Zjarrfikës ku shpetuan nga permbytja disa shtepi ne Vrisera.

Shirrat e dites se djeshme gjeten ne gadishmeri punonjesit e sherbimeve ne Bashkine Dropull, ku ne krah te tyre qendronte vazhdimisht Kryetari ,z. Dhimitraq Toli. Konkretisht, u desh nderhyrja e menjehershme e Sherbimit Zjarrfikës, te cilet ndryshuan rrjedhen e ujerave qe vinin vrullshem,duke shpetuar nga permbytja disa shtepi ne fshatin Vrisera, si dhe toka bujqesore ne segmentin Pepel- Vrisera. Grupit te Emergjencave te Bashkise iu bashkua edhe Komandanti i Pikes se Policise Jeorgucat, zoti Edmont Hanxhara.
Gjithashtu, grupi i sherbimeve te Bashkise ka nderhyre sot ne Vodhino, duke prere peme, qe rrezikonin jeten e banoreve apo bllokimin e rruges se fshatit.
Kryetari i Bashkise Dropull ,zoti Dhimitraq Toli, ka urdheruar sektorin e Sherbimeve qe te vazhdojne te qendrojne ne gadishmeri.

 

Kryetari i Bashkise Dropull urron nga afer besimtaret e Grapshit per festen e ” Shen Minait”.

Sot, me 11 Nentor , feston Kisha e ” Shen Minait” ne Grapsh, ku Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli , i shoqeruar nga Nenkryetari, z. Panajot Dhefto, urruan nga afer ” Per dhume vjet Gezuar”, besimtaret Grapshiote per Festen e fshatit te tyre.
Festimet filluan me meshen ceremoniale nga at Spiro dhe vazhduan ne oborrin e Kishes dhe te ish Shkolles Fillore ne fshat.

 

GreekAlbaniaUSA