” Maratona” e shperndarjes se ilaceve. Sot, dorezuam ilace ne 50 familje te Njesise Administrative Dropull i Siperm…

” Maratona” e Bashkise Dropull per shperndarjen e ilaceve tek banoret me probleme kronike shendetesore, vazhdon… Mbi 50 pako me ilace dorezoi sot, pothuajse ne te gjitha fshatrat e Njesise Administrative Dropull i Siperm, Administratori,z. Thanas Kuremeno. Mekanizmi i ngritur nga Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, per garantimin e ilaceve tek banoret me probleme kronike shendetesore, ka gjetur mbeshtetjen e disa bashkeqytetareve tane, te cilet jane me banim ne Athine dhe Janine,kryesisht… Muajin e fundit, qe nga data 14 Mars qe u mbyll kufiri greko-shqiptar, Bashkia Dropull ka sjelle me dhjetera thase, te cilat kishin qindra pako me ilace. Pra, jane me qindra banore te Dropullit te Poshtem,te Dropullit te Siperm dhe te Pogonit, te cilet jane furnizuar me ilace, permes mekanizmit qe ka ngritur Bashkia Dropull.

Programi” Prane qytetarit!” Sot, Bashkia Dropull ka shperndare ndihma ushqimore ne fshatrat Kakavi, Llovine, Vodhino dhe Vrisera

Sic kemi premtuar, Bashkia Dropull vazhdon te jete prane banoreve te saj, ne keto Dite te Bekuara. Sot, te Premten e Pashkeve, Programi ” Prane qytetarit” u perqendrua ne Njesine Administrative Dropull i Siperm. Nenkryetari i Bashkise,z. Panajot Lulo, Administratori,z. Thanas Kuremeno, dhe drejtues te tjere te Bashkise, kane shperndare ndihma ushqimore ne fshatrat Kakavi, Llovine, Vodhino dhe Vrisera. Drejtuesit poltike dhe Zyrat e Sherbimeve ne Bashki, do te vazhdojne te qendrojne prane banoreve te Dropullit dhe te Pogonit.

GreekAlbaniaUSA