Sic kemi lajmeruar, strukturat e Emergjencave Civile ne Bashkine e Dropullit jane ne gadishmeri te plote, per te perballuar reshjet e debores qe filluan te bien ne fshatrat tona ne te gdhire te dites se sotme.

Fale nderhyrjeve ne kohe te punonjesve te Bashkise, aktualisht jane te kalueshme te gjitha segmentet rrugore.
Njekohesisht, eshte dashur te hedhin edhe kripe ne segmentin qendror rrugor te Dropullit te Siperm, deri ne Koshovice.
Strukturat e Emergjencave Civile ne Bashkine e Dropullit, me udhezim te vecante te Kryetarit, z. Dhimitraq Toli, do te vazhdojne te qendrojne ne gadishmeri edhe ne oret ne vijim, apo ne ditet e ardhme po te kete nevoje…
   

Kontribut te vecante ka dhene Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, si dhe Sherbimi Zjarrfikes ne Bashkine e Dropullit, per shpetimin e dhjetera alpinisteve qe ndodheshin ne malin e Murganes.

Sic dihet tashme, ishin 58 alpiniste ne malin e Murganes ,ku 4 prej te cileve paraqiten probleme me shendetin e tyre.
Ishte i menjehershem reagimi i strukturave shteterore , te cilat me ndihmen edhe te Sherbimit Zjarrfikes ne Bashkine e Dropullit, bene te mundur qe alpinistet te mos kalojne ne mal naten e ftohte te dimrit. Kurse 4 alpinistet qe paraqiten probleme, u transportuan ne spitalin e Gjirokastres, pa probleme serioze per jeten.

Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, i kushton nje rendesi te vecante infrastruktures ne godinat arsimore dhe ato te Sherbimit Social.

Ne kete kuader po ristrukturohet godina ku se shpejti do strehohet Kopshti i ri i Dervicianit.
Pikerisht , punimet ne godinen e Kopshtit te Ri ne Dervician inspektoi Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli.
Ne kete menyre, behet realitet Kerkesa e kahershme e Keshillit te Prinderve ne fshatin e Dervicianit…
   
GreekAlbaniaUSA