Me prezencen e Kryetarit te Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, perfundoi ne Dervician asfaltimi i rruges nga cezma e fshatit deri te ura.

Kurse, diten e djeshme inspektoi punimet e ketij investimi edhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, zonja Mirela Kumbaro, e cila eshte njekohesisht Deputete dhe drejtuese politike e Partise Socialiste per Qarkun e Gjirokastres.
Ky investim do t’ u sherbej dhjetera familjeve te fshatit Dervician, ku duket se merr fund vuajtja e banoreve pas sistemimit te perroit dhe ndertimit te ures.
Ne kete menyre, behet realitet nje tjeter premtim i Kryetarit, Dhimitraq Toli, ne keto 27 muajt e pare te drejtimit te Bashkise Dropull.
     

I shoqeruar nga Nenkryetari , z. Panajot Lulo, Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, inspektoi punimet qe po kryhen per rikonstruksionin e rruges hyrese te fshatit Vrisera, qendra e Njesise Administrative Dropull i Siperm.

Kjo veper publike kryhet me fondet e vet Bashkise Dropull dhe pritet te perfundoje ne fillim te vjeshtes…
Kujtojme ,se ne muajt e pare te mandatit drejtuesit e rinj te Bashkise Dropull filluan dhe rikonstruktuan rrugen hyrese te fshatit Sofratike, qendra e Njesise Administrative Dropull i Poshtem…
 
GreekAlbaniaUSA