Nën kujdesin e Ambasadës së Greqisë në Tiranë dhe Bashkisë Dropull u zhvillua dje gara malore me biçikleta “Pogon Race”.

Morën pjesë çiklistë nga Dropull, nga vende të ndryshme të Greqisë dhe Shqipërisë. Gara nisi nga Teatri Antik i Adrianopolit në Sofratikë, vazhdoi deri në fshatin Poliçan të Pogonit dhe përfundoi prap në Teatrin Antik të Sofratikës.
Ky lloj i veçant i çiklizmit malor zhvillohet për herë të parë në Dropull dhe Pogon, si dhe në Qarkun e Gjirokastrës dhe do zhvillohet çdo vit.
 

Kryetari i Bashkise Dropull, zoti Dhimitraq Toli, ishte sot i pranishem ne fillimin e punimeve per rikonstruksionin e plote te Pallatit te Kultures ne Dervician.

Pas perpjekjeve te shumta, Bashkia Dropull u be pjese e Projektit ” Greqi – Shqiperi 2014-2022″, ” GAMES Greece – Albania mobilization towards sustainable energy for students”.
Ne fazen e pare te ketij projekti perfshihen rikonstruksioni i catise, i dyerve, i dritareve, e ambjenteve te jashtme te godines e.t.j.
Kurse ne fazen e dyte jane parashikuar rikonstruksioni i skenes, i karrikeve te artdashesve, sistemi i ngrohjes e.t.j.
Theksojme faktin ,se pas shume dekadash, qe kur u ndertua kjo Godine nga ish Kooperativa Bujqesore, eshte hera e pare, pikerisht ne mandatin e pare te Kryetarit te Bashkise Dropull, zotit Dhimitraq Toli, qe behet i mundur rikonstruksioni i plote i Godines se Pallatit te Kultures ne Dervician.
C’ ka do te thote, se perfitimi i fondeve nepermjet programeve nderkufitare evropiane, perben prioritet i politikave zhvillimore te drejtuesve te Bashkise Dropull.
GreekAlbaniaUSA