Vazhdojnë punimet në Bashkinë tonë.

Në fshatrat Zervat, Radat, Bodrishtë, Peshkëpi e Sipërme u krye pastrimi dhe mirëmbajtja i ambienteve publike dhe rrugëve.
Në fshatin Zervat u krye riparimi e çatisë në vatrën e kulturës edhe në fshatin Grapsh po vazhdojnë punimet e rikonstruksionit të shkollës së vjetër.

Patëm nderin të mirëpresim në Qendrën e Zhvillimit të Ndërmarrjeve Sociale dhe Inkubatorit në Dervican, drejtuesin e programit “Social-e” nga Delegacioni Evropian në Tiranë, z. Enzo Damiani.

Zyrtari i Bashkimit Evropian vizitoi Dropullin në kuadër të një inspektimi të projektit. Ai shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimin e projektit dhe diskutoi me kryetarin e Bashkise mundësinë që Bashkia të marrë pjesë në projekte të tjera të financuara nga Bashkimi Evropian.

 

GreekAlbaniaUSA