Drejtoria e te Ardhurave Bashkia Dropull, njofton te gjithe Tatimpaguesit debitore se :
Në mbeshtetje te Udhëzimit nr 11datë 14.5.2026 të Ministrit së Financave ka filluar zbatimi i Ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, sipas rastit si më poshtë:
- Detyrimet deri më 31.12.2014: Fshihen plotesisht.
- Detyrimet për periudhën 2015–2019: Mund te përfitoni nga shuarja e pjesshme/me kusht, sipas zgjedhjes suaj:
- 50% e detyrimit fshihet, nëse paguani pjesën tjetër 50% brenda datës 30.06.2026.
- 25% e detyrimit fshihet, nëse paguani pjesën tjetër 75% brenda datës 31.12.2026.
- Në të dyja rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.
- Detyrimet për periudhën 2020–2024: Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që të paguhet 100% i principalit deri më 31.12.2026.
- Afati perfundimtar per te perfituar nga te gjitha rastet eshte data 31Dhjetor 2026.
- Pas kesaj date mundesite e faljes mbarojne.

