Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, vizitoi sot kopshtin e Femijeve ne Bularat…

Me 1 Qershor te vitit 1925, Asambleja Nderkombetare per Mireqenien e Femijeve, caktoi Diten e sotme, pra 1 Qershorin, si Dita Nderkombetare e Femijeve. Megjithese, me vendim te OKB-se festohet edhe 20 Nentori si Dita e Femijeve, 1 Qershori perkushtohet kryesisht tek te drejtat e Femijeve.
Me kete rast, Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, ndermerr Nismen e re , nepermjet Deklarates se meposhtme:
” Na rradhe te pare, dua te uroj per Festen e tyre qindra femije qe jetojne aktualisht ne fshatrat e Dropullit dhe te Pogonit, si dhe mijera bashkeqytetaret tane te vegjel, qe jetojne ne Greqi dhe ne vende te tjera te rruzullit tokesor.
Gjendja e jashtezakonshme, per shkak te Pandemise nga coronavirusi Covid 19, nuk na lejon per aktivitete masive.
Une dhe bashkepunetoret e mi, ndermarim sot Nismen, se brenda ketij mandati do te dyfishojme kendet e lojerave dhe parqet per femije ne fshatrat e Dropullit dhe te Pogonit.
Shpresoj qe muaji tjeter te shoqerohet me kthimin masiv ne vendlindje te femijeve tane per periudhen e veres dhe te shijojme se bashku bukurite e natyres ne fshatrat tona.”.
Gjithashtu, Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, vizitoi sot kopshtin e Femijeve ne Bularat, ku i uroi ata nga afer per Festen e tyre.
Nenvizojme faktin,se sot rifunksionuan kopshtet dhe cerdhet ne te gjithe vendin, rrjedhimisht rifunksionuan edhe kater kopshtet ,te cilat jane ne juridiksionin territorial te Bashkise sone.

GreekAlbaniaUSA