Në një atmosferë festive , Bashkia Dropull, në bashkëpunim me Njësinë e Integrimit Europian , çeli zyrtarisht sezonin turistik veror 2025 , duke organizuar një sërë aktivitetesh që promovuan pasuritë natyrore , trashëgiminë kulturore  dhe nismat për zhvillim të qëndrueshëm . Ngjarja mblodhi turistë vendas e të huaj , përfaqësues të institucioneve dhe aktorë të sektorit të turizmit, dhe shërbeu si platformë për të prezantuar projektet ndërkombëtare ADCCAM 2 ZERO për një Sistem Transporti me Emetime Karboni Zero 🚲 dhe BeMed Për Shkolla Ekologjike dhe Turizëm, të cilat po zbatojnë masa konkrete për transport të pastër dhe eliminimin e ndotjes plastike në territorin e Dropullit. Kryetari i Bashkisë, Dhimitraq Toli, theksoi angazhimin për të ndërtuar një turizëm me identitet të qartë lokal , të bazuar në respektin për natyrën dhe përfshirjen e komunitetit.

 

GreekAlbaniaUSA