Iniciativa: BeMed – “Eco-Schools and Sustainable Tourism: A Plastic-Free Future for Dropull”
Vendndodhja: Shkolla e bashkuar Bularat
Data: 24 mars 2026
Institucioni Zbatues: Bashkia Dropull
Në kuadër të zbatimit të iniciativës BeMed “Eco-Schools and Sustainable Tourism: A Plastic-Free Future for Dropull”, Bashkia Dropull organizoi më 24 mars 2026 një aktivitet edukativ në Shkollën e bashkuar Bularat. Ky aktivitet është pjesë e komponentit të edukimit mjedisor në shkolla (SG1), me fokus rritjen e ndërgjegjësimit mbi ndotjen plastike dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme.
Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte ndërgjegjësimi i nxënësve mbi ndikimin negativ të plastikës në mjedis dhe nxitja e sjelljeve të përgjegjshme në lidhje me menaxhimin e mbetjeve.
Në mënyrë specifike, aktiviteti synoi:
rritjen e njohurive mbi ndotjen plastike dhe pasojat e saj;
promovimin e ndarjes së mbetjeve dhe riciklimit;
nxitjen e praktikave të përditshme miqësore me mjedisin;
forcimin e lidhjes midis edukimit mjedisor dhe turizmit të qëndrueshëm.
Aktiviteti u zhvillua përmes një qasjeje interaktive dhe pjesëmarrëse, duke kombinuar prezantimin teorik me diskutime dhe aktivitete praktike.
Sesioni u udhëhoq nga një ekspert i mjedisit, i cili prezantoi:
ndikimet e ndotjes plastike në mjedis dhe shëndet;
rëndësinë e riciklimit dhe ndarjes së mbetjeve;
mënyra konkrete për reduktimin e përdorimit të plastikës në jetën e përditshme.
Nxënësit u përfshinë aktivisht në diskutime dhe aktivitete kreative, të cilat ndihmuan në përvetësimin më të mirë të informacionit.
Në përfundim të aktivitetit:
u shpërndanë certifikata pjesëmarrjeje;
u shpërndanë bluza të personalizuara me logon e projektit.
Gjatë aktivitetit u përdorën materiale vizuale dhe promovuese të projektit, në përputhje me kërkesat e vizibilitetit të BeMed.
Në aktivitet morën pjesë:
nxënës të Shkollës së bashkuar Bularat;
stafi pedagogjik;
përfaqësues të Bashkisë Dropull;
eksperti i mjedisit dhe ekipi i projektit.



