Më datë 2 prill, në kuadër të iniciativës “Eco-Schools and Sustainable Tourism: A Plastic-Free Future for Dropull”, përfundoi me sukses trajnimi 2-ditor i dedikuar për operatorët turistikë lokalë.
Trajnimi u zhvillua nga një trajner specialist i fushës së qëndrueshmërisë mjedisore dhe turizmit të qëndrueshëm. Gjatë dy ditëve, sesionet u fokusuan në rritjen e ndërgjegjësimit mbi ndotjen nga plastika, promovimin e praktikave miqësore me mjedisin dhe nxitjen e operatorëve turistikë për të adoptuar zgjidhje të qëndrueshme në aktivitetin e tyre të përditshëm.
Pjesëmarrësit u njohën me qasje praktike për reduktimin e përdorimit të plastikës njëpërdorimshme, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe zhvillimin e shërbimeve turistike ekologjike në zonën e Dropullit. Diskutimet interaktive dhe shembujt konkretë kontribuan në rritjen e kuptimit dhe aplikimit të këtyre praktikave në terren.
Në kuadër të aktivitetit, u shpërndanë materiale informuese për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe çanta të riciklueshme për të promovuar sjellje të qëndrueshme.
Ky trajnim 2-ditor kontribuoi në forcimin e kapaciteteve të operatorëve turistikë dhe në nxitjen e një angazhimi të përbashkët drejt një të ardhmeje pa plastikë për Dropullin.
GreekAlbaniaUSA