Jam shumë krenar për të rinjtë dhe të rejat e Dropullit dhe Pogonit, të cilët nuk e harrojnë kurrë vendlindjen e tyre. Në veçanti, dëshiroj të përgëzoj Jani Papa nga fshati Vanistër e Dropullit të Poshtëm, i cili u kthye në fshatin e tij pas përfundimit të studimeve të larta në Greqi. Ai ofroi edhe 50 pemë, të cilat u mbollën nga Shërbimet e Bashkisë në Vanistër.