Takimi me Ministrin e Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, ishte një mundësi e çmuar për t’i shprehur personalisht falënderimet e mia për mbështetjen e sinqertë dhe bashkëpunimin e ngushtë që na ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë, si në parandalimin, ashtu edhe në përballimin e menjëhershëm të zjarreve në zonën tonë.
Ekipi i Bashkisë Dropull, në bashkëpunim me Shërbimin e Zjarrfikëses së Bashkisë, u nis për në Leftokaria për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, në orën 5:00 të mëngjesit.
Me kënaqësi të veçantë njoftojmë fillimin e punimeve për shtrimin me beton të rrugëve të brendshme të fshatrave tona. Fillimi u bë nga fshatrat Goranxi,Vanistër, Sofratike dhe Longo, ndërsa puna do të zgjerohet së shpejti edhe në komunitete të tjera të Dropullit.