Pata kënaqësinë dhe nderin e veçantë të mirëprisja sot në Bashkinë Dropullit Hirësinë e Tij, Mitropolitin e Demetriadhës dhe Almyros z. Ignatios, i cili vizitoi zonën tonë i shoqëruar nga një grup vizitorësh nga Volosi.
U realizua me sukses të plotë dhe me puls tradicional Takimi i 4-t i Përgjithshëm i Pogonit, i cili këtë vit u mikprit në fshatin e dashur Kerasovο të Pogonit.
Takimi me Ministrin e Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, ishte një mundësi e çmuar për t’i shprehur personalisht falënderimet e mia për mbështetjen e sinqertë dhe bashkëpunimin e ngushtë që na ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë, si në parandalimin, ashtu edhe në përballimin e menjëhershëm të zjarreve në zonën tonë.
Ekipi i Bashkisë Dropull, në bashkëpunim me Shërbimin e Zjarrfikëses së Bashkisë, u nis për në Leftokaria për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, në orën 5:00 të mëngjesit.