Bashkia Dropull çeli sezonin turistik dhe fillimin e projektit BeMed – Beyond Plastic Med, për një të ardhme pa plastikë. Projekti synon reduktimin e mbetjeve plastike , edukimin mjedisor  dhe zakonet e qëndrueshme  përmes pastrimeve, aktiviteteve në shkolla dhe bashkëpunimit me biznese dhe komunitetin lokal.
Fletëpalosje informuese  u shpërndanë në shkolla dhe lagje , ndërsa qytetarët u angazhuan të reduktojnë plastikën njëpërdorimshe dhe të përmirësojnë riciklimin .
Nisma u pasqyrua edhe në mediat lokale, duke rritur ndërgjegjësimin publik. Dropulli po bëhet një model i turizmit të qëndrueshëm dhe veprimit mjedisor të udhëhequr nga komuniteti.
  
GreekAlbaniaUSA