Kisha nderin të pres zyrtarë të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, me origjinë nga Epiri i Rajonit të Janinës që janë në kërkim të zhvillimit nga të dyja anët e kufirit. Konkretisht mikun tim, Nikos Giannis, (Kandidat në Zgjedhjet Europiane 2019), si dhe znj. Panajota Balopoulou edhe Babi Papaioannou, Specialist i Programeve “Erasmus” në Bruksel.
Mikprita gjithashtu Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, Z. Dimitrios Saharidis, Nënkryetarin e Bashkisë së Finiqit, z. Jani Harisi biznesmenë të nderuar vendas, si dhe përfaqësues të Organizatave Jofitimprurëse nga Tirana dhe më gjerë.
Në takimin e sotëm hodhëm bazat për një bashkëpunim të mëtejshëm mes të gjitha agjencive, në mënyrë që të sigurojmë sa më shumë fonde nga programe të ndryshme ndërkufitare, me synimin përfundimtar zhvillimin e Dropullit dhe të Pogonit.
GreekAlbaniaUSA