Bashkia Dropull në bashkëpunim me Shoqatën “Argjiro” rivitalizoi shkollën e fshatit Grapsh për t’a shndërruar në një pikë referimi për Rrugën e Djathit / CheeseCulT, nje projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA CBC II.
Falenderoj perzemërsisht kompaninë “Alumil” për sponsorizimin e dritareve dhe dyerve, kompaninë “Veko” për dhurimin e parketit, z. Thanas Ilia për dhurimin e pllakave dhe veçanërisht ekipin e Bashkisë që punoi shumë për zbatimin e këtij projekti.
Ndërtesa e sapo rinovuar do të hapë dyert e saj si “Muzeu i Djathit”, pjesë e Rrugës së Djathit, në Shtator.
 
GreekAlbaniaUSA