Lajme nga Dropulli
Vazhdojnë punimet në Bashkinë tonë
Në Koshovicë, Krioner, Vrisera deri në fshatin Llongo është kryer mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve dhe ambienteve publike. Në Shkollën e Mesme të Bashkuar Dervician po realizohen punime mirëmbajtjeje.
Drejt përfundimit janë punimet për rikonstrusionin e Sheshit të Dervicianit!
Vazhdojmë punën për përmirësimin e infrastrukturës në Bashkinë tonë!
U organizua një konferencë për progresin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për kontributin e shtetit Grek në forcimin e bashkëpunimit dypalësh rajonal Shqiptaro-Grek.
Kisha nderin të pres zyrtarë të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, me origjinë nga Epiri i Rajonit të Janinës që janë në kërkim të zhvillimit nga të dyja anët e kufirit. Konkretisht mikun tim, Nikos Giannis, (Kandidat në Zgjedhjet Europiane 2019), si dhe znj. Panajota Balopoulou edhe Babi Papaioannou, Specialist i Programeve “Erasmus” në Bruksel. […]
Punimet vazhdojnë me ritme intensive në Bashkinë tonë.
Në fshatrat Frashtan, Glinë, Klishar, Zervat, Lugar, Aj Nikolla, Llongo, Grapsh, Selo, Likomil, Bularat, Vrisera dhe në Doganën e Kakavisë është kryer mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve, ambienteve publike dhe Varrezave.
Plani Kombëtar i Pastrimit, po vijon!
Falenderoj përzemërsisht Shërbimin Zjarrfikës të Bashkisë Dropull dhe Pogon
Punimet nga Shërbimet Publike të Bashkisë Dropull dhe Pogon:
Punimet vazhdojnë me ritme intensive në Bashkinë tonë.
Bashkisë Dropull iu shtua dhe nje atraksion i ri turistik, Muzeu i Djathit, një qëndër e ekspozimit dhe e degustimit të djathrave të zonës dhe nenprodukteve te qumështit.
SHËRBIMI PUBLIK
SHËRBIMI SOCIAL
Biznesi
Kultura dhe Sporti